BE konferencë për kthimin e fëmijëve të dëbuar në Rusi

Rreth 17 fëmijë të cilët ishin dëbuar me forcë në Rusi u sollën me një autobus në Kiev pas një udhëtimi 10 ditor

Bashkimi Europian do të organizojë një konference për kthimin e fëmijëve ukrainas të cilët janë dëbuar me forcë në Rusi gjatë agresionit rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është një kujtim i tmerrshëm i kohërave më të errëta të historisë sonë se çfarë po ndodh atje, për të dëbuar fëmijët. Ky është një krim lufte. Ne dimë sot për 16,200 fëmijë që janë deportuar. Vetëm 300 janë kthyer deri më tani. Dhe këto veprime kriminale plotësisht justifikon urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.”

Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se do të punonte me kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraëiecki për të mobilizuar mbështetjen ndërkombëtare për kthimin e tyre. Ky është moment kur autobusi mbërriti në Kiev me një numër të konsiderueshëm fëmijësh që ishin dëbuar me forcë në Rusi.

“Nuk ishin në kampe verore, ishte një mashtrim,”tha Mykola Kuleba, themeluesi i Save Ukraine , një fondacion që ndihmoi në kthimin e 17 fëmijëve në Kiev. Fondacioni financoi dhe organizoi udhëtimin 10-ditor përmes Polonisë, Bjellorusisë dhe Rusisë. Save Ukraine u sigurua që grupi të kishte të gjitha dokumentet e duhura për të bërë udhëtimin dhe u sigurua që ata të ishin të përgatitur për çdo pyetje.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas iu drejtua sërish liderëve të Bashkimit Europian me kërkesën për t’i cuar sa më shpejt municionet në fushën e betejës. Zelenskiy u shpreh se i takon bllokut 27-vendesh të ndërmarrë veprime për të frenuar Rusinë. Komentet e Zelenskiy përfaqësonin një shfaqje jashtëzakonisht të hapur të zhgënjimit.

“Nëse Evropa vonohet në dërgesat e armëve, e keqja mund të vijë shumë shpejt dhe kjo do t’i japi mundësi Rusisë që të rigrupojë trupat dhe kontinenti duhet të përgatitet për vite të tëra lufte. Është në dorën tuaj që ta parandaloni këtë. Ne kemi nevojë për avionë modernë. Ne folëm për këtë. A ka vërtet ndonjë motivim racional në vonesat në lidhje me avionët modernë?”

Ndër të tjera presidenti ukrainas kërkoi që sanksionet ndaj Rusisë të jenë edhe më të fuqishme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share