Beograd: Protestat nuk ndalen – vijojnë presionet mbi Vuçiqin!

VUÇIQ: SERBIA NË SITUATË TË VËSHTIRË GJEOPOLITIKE

Një muaj pasi një 13-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe rojen e sigurimit në një shkollë fillore të Beogradit dhe pasi në Mladenovac një I ri vrau tetë njerëz dhe plagosi 14 të tjerë, në Beograd është mbajtur edhe një protestë me moton “Serbia kundër dhunës”. Përgjegjësia e autoriteteve për vrasjet masive të fillimit të Majit në Serbi, ishte kërkesa kryesore e folësve në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dhjetëra mijëra njerëz mbrëmë shëtitën nëpër rrugët qendrore të Beogradit dhe në fund rrethuan ndërtesën e Presidencës së Serbisë.

Protesta e pestë e thirrur nga opozita serbe, sic njofton KlanM, u mbajt pikërisht në njëmujorin e vrasjeve masive në Serbi. Protestuesit janë shprehur të pakënaqur nga reagimi i autoriteteve pas dy rasteve makabre që morën 18 jetë njerëzish.

Autoritetet serbe injorojnë kërkesat e protestuesve. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, sic percjell KlanM, më 3 Qershor në Tuitter vlerësoi se protesta kundër dhunë “promovon dhunë” duke publikuar një fotografi ku shihet një kukull e varur me pamjen e Vuçiqit.

Por, përmes Instagramit, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me anë të një video-mesazhi bëri thirrje për unitet kombëtar, sic tha, për shkak të situatës në Kosovë.

“U bëj thirrje njerëzve të vazhdojnë të punojnë, për shkak se Serbia është në situatë të rëndë gjeopolitike, kemi presione të mëdha rreth Kosovës. Disa nuk e rrënojnë Serbinë për shkak të Vuçiqit, por rrëzojnë Vuçiqin për shkak të Serbisë. Ata nuk më shkatërojnë mua, por Serbinë. Të bashkuar dhe unik do t`i tejkalojmë të gjitha sfidat” 

Protestuesit, sic njofton KlanM, kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të brendshëm, Bratislav Gashiq dhe Drejtorit të Agjencisë së sigurisë, Aleksandar Vulin. Ata kërkojnë ndryshime në trupin rregullator për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që promovojnë dhunë dhe marrjen e licensave kombëtare për televizionet Pink dhe Happy.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share