Berisha prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Ukën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Këtë të shtunë ai ishte në Dibër ku prezantoi Ismail Ukën.

Ai u shpreh se kandidatët e koalicionit opozitar janë kandidatët e lirisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E teksa ishte në Dibër, foli për projektin e Skavicës.

“Janë vërsulur të mbysin Dibrën. Skavica është varri i Dibrës. A do pranojmë ne të bëhemi mortorë në varrimin e saj? Të largosh 20 mijë banorë, çfarë mbetet në Dibër? E gjitha vepër korrupsioni, e gjitha vepër hajnie. Projekt i Enver Hoxhës. Por diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë dhe bëri digat. Dibrën vendosi ta çoj në Hoxharë. Megjithatë nuk guxoi. Përmbysi fshatra të mrekullueshëm, por ajo që përmbyste më shumë ishte Skavica. U ndal. Një vend i lirë, që ka mundësi me erë dhe diell, të shkojë dhe të përmbysë 32 fshatra, të përmbysë një krahinë, duhet të jesh pa asnjë ndjenjë njerëzore ose nuk duhet të jesh normal nga kapacitetet mendore të marrësh një vendim të tillë”, u shpreh ai.

Berisha i konsideron zgjedhjet e 14 Majit si zgjedhje për rivendosen e pluralizmit. Për këtë arsye ftoi demokratët që të votojnë më 14 Maj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share