Biden-Putinit: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s!

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se Amerika dhe aleatët e saj “nuk do të frikësohen nga Putin, nga fjalët dhe kërcënimet e tij të pamatura”.

Duke folur nga Shtëpinë e Bardhë për aneksimin që Rusia i bëri 4 rajoneve në Ukrainë, Biden tha: “Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneksimin. Dhe sinqerisht, as bota nuk do ta njohë. Ai nuk mund të pushtojë territorin e fqinjit të tij dhe t’ia hedhë kaq lehtë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Amerika është plotësisht e përgatitur me aleatët tanë të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s, çdo centimetër. Pra, zoti Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimetër”, tha presidenti amerikan Joe Biden.

Më herët, në një tjetër reagim Biden e dënoi ashpër aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen hileqare të Rusisë për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës. Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo ndodhen”, tha Biden, duke shtuar se veprimet e Rusisë nuk kanë “legjitimitet” dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të “respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.

Duke mbrojtur sanksionet e reja të shpallura të premten, Biden shtoi se SHBA “do të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për të denoncuar këto lëvizje dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse”.

“Unë u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare që të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës, për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Biden në reagimin e tij./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share