Bie morali i investitorëve në Gjermani – Arsyeja kryesore, shqetësimet në rritje për sigurinë e bankave

Sipas institutit për kërkime ekonomike ZEW, në Gjermani, ndjesia e investitorëve në vend shënoi rënie në muajin mars pasi shqetësimet për një krizë të re financiare i dhanë fund një serie pesëmujore të rritjeve të njëpasnjëshme.

Indeksi i institutit që vlerëson perspektivën për ekonominë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ra me 15.1 pikë në një lexim prej 13.0 në mars. Sipas presidentit të institutit, Achim Wambach, tregjet financiare ndërkombëtare janë nën presion të fortë, dhe niveli i lartë i pasigurisë reflektohet në pritshmëritë ekonomike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rrëshqitja” e tregut nga kolapsi i huadhënësve të madhësisë së mesme amerikane Silicon Valley Bank  dhe Signature Bank këtë muaj shkaktoi krizën dhe në Credit Suisse, institucion 167-vjeçar, dhe investitorët janë të shqetësuar për goditjet e mundshme që mund të shfaqen diku tjetër në sistemin financiar.

Shqetësimet e investitorëve për turbulencat e sektorit bankar që rëndojnë mbi ekonominë nuk janë të pajustifikuara, sipas kryeekonomistit të VP Bank, Thomas Gitzel. Ai shtoi se aktualisht fokusi është më pak në frikën e dështimeve të mëtejshme të bankave sesa në pyetjen nëse bankat në të dy anët e Atlantikut do të bëhen edhe më kufizuese.

Ekspertët minimizuan rënien e pritshmërive si një reagim të dukshëm ndaj zhvillimeve të fundit. Madje ata u shprehën se nëse shqetësimet e bankës nuk konfirmohen, ka potencial të madh për rimëkëmbje. Sipas tyre, vlerësimi i dobët i vazhdueshëm i kushteve ekonomike ishte më kuptimplotë në aspektin ekonomik.

Vlerësimi i situatës ekonomike në Gjermani ra më thellë në territor negativ në muajin mars, duke zbritur në -46.5 nga -45.1 një muaj më parë.

SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share