Bislimi për draftin e Ramës: Këto s’janë bisedime shqiptaro -serbe, Kosova autoriteti i vetëm për negociata

Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur rreth komenteve të tij për non-paper-in e publikuar, që rrjedh nga akademia serbe. Ai, gjithashtu e ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për statutin e Asociacionit, të cilin e ka dërguar në Francë e Gjermani.

“Ky nuk është interpretimi apo konkluzion i im, këto janë kryesisht konkluzionet e akademikëve në Serbi,” tha zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi për Al Jazeera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë që Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve pretendon se nuk e ka krijuar të ashtuquajturin non-paper në të cilin formimi i komunitetit të komunave serbe në Kosovë është i lidhur me të ashtuquajturën “Botë serbe”, dokumentin e ka publikuar dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se non-paper-i i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve zbulon se komuniteti i komunave serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve vendas në Kosovë, por ta bëjë Kosovën jofunksionale dhe në këtë mënyrë të përgatisë rrugën për ndarje të Kosovës.

I pyetur se si e sheh propozimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin kryeministri Edi Rama ia dërgoi kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Bislimi ka deklaruar se këto nuk janë negociata mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se vetëm Kosova mund të negociojë.

Ndërsa, lidhur me raportimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kurtit dhe pezullimin e mundshëm të vendimit për heqjen e regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës, Bislimi ka deklaruar se qarkullojnë shumë “informata të rreme për masa të mundshme” ndaj Kosovës.

Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka goditur Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion.

“Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësues”.

“Ne mendojmë se Lajçak i ka kontribuar shumë ardhjes në kësaj pike ku jemi, të moszbatimit, me faktin se ai e ka lëshuar rolin e tij si ndërmjetësues dhe të merret me vendimmarrje që është shumë e rrezikshme dhe gabueshme. Dhe me faktin që ai me mënyrën se si ka parapa hapat tutje, ka qenë personi i parë që ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizimit në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme,”, ka thënë Bislimi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se Kosova ia ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen atij që të kthehet në rolin e ndërmjetësuesit.

“Ne në vazhdimësi ia kemi tërheq vërejtjen, kthehu te roli yt si ndërmjetësues dhe ndërtoje një plan zbatimi që është plan i balancuar dhe i drejtë, e jo plan që i akomodon kërkesat apo bullizimin e z.Vuçiq”, ka deklaruar Bislimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share