Botërori 2022 | Festë në Zagreb, trishtim në Tokio

Fansat kroatë mbushën sheshet e kryeqytetit për të festuar kualifikimin, mërziten japonezet

Me mijëra tifozë kroatë festuan në sheshet kryesore të Zagrebit kualifikimin e kombëtares së tyre në çerekfinalet e Katar 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Entuziazmi dhe festa ishte unike, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Në përfundim të sfidës, fansat e shumtë nisën të kërcenin, brohorisnin dhe ndezën flakadanë.

Kjo është hera e tretë në histori që Kroacia kualifikohet në çerekfinale.

Tifozja Katarina Perica tha se ishte ndjerë në ankth, për shkak të sfidës së tensionuar.

“Sfida ishte shumë e tensionuar dhe unë me shokët e mi në fund u ndjemë të lehtësuar. Por ishte diçka e jashtëzakonshme! Mendoj se sfida e radhës do të jetë edhe më e mirë. Na duhej kjo që të motivoheshin pak”, ka thënë tifozja Katerina Perica.

Në Tokio, humbja nga Kroacia u përjetua keq nga tifozët, të cilët shpresonin shumë te përfaqësuesja japoneze.

Udhëkryqi i famshëm i Tokios “Shibuja” , i cili u mbush plot me fansa në fitoret ndaj Gjermanisë dhe Spanjës, këtë herë ishte i qetë dhe policiët ishin më të shumtë në numër se sa tifozët.

“Ishte zbavitëse ta shikoje nga fillimi në fund dhe më la përshtypje. Çdo lojtar dha maksimumin. Më bëri përshtypje t’i shikoja që të luftonin aq fort”, ka thënë tifozi i Japonisë Ryosuke Kabe.

Japonia shpresonte që të kualifikohej në çerekfinale për herë të parë në histori.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share