Broja vazhdon kontratën me Chelsea

Futbollisti i kombëtarës Shqiptare, Armando Broja, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Chelseas.

Ai do të jetë pjesë e ”Bluve” deri në vitin 2028.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pavarësisht shumë ofertave për Brojën, Chelsea i refuzio ato, pasi trajneri Tomas Tuchel e dëshironte futbollistin shqiptar në ekip.

20 vjeçari pas nënshkrimit të kontratës së re ka thënë se është në klubin që ka ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës dhe klubi që ai e mbështet.

“Më kanë humbur fjalët me të vërtetë vetëm duke menduar për të. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që mbështes dhe klubi që dua. Unë kam qenë këtu që kur kam qenë djalë kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time”, ka thënë Broja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share