Buxheti 2023: Zhvillim dhe mbulim i “gropave” nga kriza

KOVAÇEVSKI: JU MOTIVOJ TË DENONCONI PRAKTIKA KRIMINALE DHE KORRUPTIVE

Nga 5,3 miliardë eurot e planifikuara, sa është planifikuar buxheti për vitin 2023, edhe më tej do të ndahen mjete për kompensimin e çmimeve të larta të energjensëve, në mënyrë që kriza globale sa më pak të pasqyrohet në faturat e rrymës dhe ngrohjes qendrore të qytetarëve. Qeveria do të duhet të gjejë mënyrë që nga buxheti t’i mbulojë edhe borxhet e më shumë institucioneve shtetërore, si Qendra Klinike, Hekurudhat dhe dhjetëra të tjera të cilat në mënyrë kronike nuk arrijnë t’i paguajnë faturat. Kryeministri Kovaçevski shpreh bindjen se askush nuk do të jetë “i harruar” në përpjekjet që kriza të tejkalohet me sa më pak stres për qytetarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Buxheti për vitin e ardhshëm përveç që, si edhe ai i deritanishmi, do të duhet të mbulojë “gropa” të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike, parashihet të sigurojë edhe kushte për zhvillim dhe stabilitet të vendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreh bindjen se do të vazhdohet me planifikim të kujdesshëm dhe kursim, në varësi të kushteve që i imponon kriza, raporton Klan M.

“Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të ketë mjaftueshëm bukë, miell, ushqim, rrymë, ngrohje, naftë, nuk dihej nëse do të kemi mjaftueshëm para, a do të paguhen pensionet. Por Qeveria iu përgjigj krizës në mënyrë adekuate dhe sot kemi ushqim, energjensë dhe rrymë dhe paga e pensione më të larta. Qasjen e njëjtë do ta kemi edhe në realizimin e buxhetit për vitin 2023” – tha Dimitar Kovaçevski.

Derisa në Kuvend vazhdon debati për harxhimin e arkës shtetërore të vitit të ardhshëm, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministria e të cilit do të marrë pjesën më të madhe, madje 1,2 miliardë euro nga buxheti, ai paralajmëroi se paratë për institucionet shtetërore këtë vit planifikohen sipas indikatorëve të rinj, sipas numrit të të punësuarve dhe sipas efikasitetit. Se do të ketë të dala më të mëdha që rezultojnë nga kryesimi i vendit me OSBE-në, por edhe kursim të mëtejshëm.

“Në të dalat aktuale do të ulen shpenzimet joproduktive, për mëditje, për udhëtime zyrtare, për mobilje, për automjete, me përjashtim të OSBE-së ku kemi mjaft lidhje të kontratave në vepër. Do të rriten transferet te njësitë e vetëqeverisjes lokale, edhe atë për 15,3% në raport me ribalancin. Parashikohet rritje e transfereve sociale dhe rritja e pensioneve dhe për mbrojtjen shëndetësore sociale” – deklaroi Fatmir Besimi.

Në lidhje me vërejtjet e ambasadores amerikane se problemi me korrupsionin seriozisht e pengon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, Kryeministri u përgjigj se pajtohet me zonjën Anxhela Ageler.

“Dje kisha takim me të dhe më zv/sekretarin e SHBA-ve për luftë kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave. Në këtë pjesë do të ketë aktivitete të përbashkëta. Në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës duhet të rikujtoj ndarjen e kompetencave, Qeveria duhet të mundësojë pavarësi të gjykatave dhe të prokurorisë. Në këtë buxhet nuk asnjë ulje, edhe pse jemi në krizë” – tha Kovaçevski.

Kovaçevski publikisht i motivon të gjithë që janë përballur me praktika kriminale dhe korruptive, këtë ta denoncojnë në institucionet kompetente. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share