“Buzuku” botoi librin me poezi “Arka e ndjenjave” të autores Sadije Aliti

“Arka e ndjenjave” është botimi më i ri i poetes tetovare Sadije Aliti që sapo doli nga shtypi në kryeqendrën kosovare, Prishtinë. Botimi i librit me poezi të përzgjedhura u botua nga Shtëpia më e njohur botuese në hapësirën shqiptare “Buzuku”, në prag të çeljes së Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë ku edhe do të ekspozohet edhe ky botim më i ri.

Veprimtaria letrare e botuese e Shtëpisë Botuese “Buzuku” tani më disa dekadëshe, është e orientuar në përfshirjen eautorëve e krijuesve të përzgjedhur që veprimtarinë e tyre krijuese shtrijnë në gjithë gjeografinë shqiptare, një mison shumë fisnik e atdhetar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam shumë e nderuar, me këtë botim të librit më të ri në Prishtinë, kryesisht një përzgjedhje e 101 poezive nga të gjitha librat e mi të botuar deri më tani, shumë faleminderit shkrimtari dhe botuesi i njohur AbdullaZeneli, pikërisht është një dhuratë e bukur edhe në virgjilje të festës së librit në Prishtinë në panairin e librit Prishtina 2023 që do të hapet pas ca ditësh, ku libri im do të jete i prezantuar, është bashkëpunuar një kohë të gjatë për realizimin e këtij botimi”-tha mes tjerash autorja Sadije Aliti.

Po sjellim edhe ca shkëputje të vlerësimit të krijimtarisë letrare të autores të publikuara në kopetinën e librit.

“Sadija reflekton ndjesi poetike më se të sinqerta në secilin varg, në secilin motiv, sepse ngjyrat e preukopimeve të saj kanë spektër imresionues”-thotë mes tjerash krijuesi nga Prishtina Dan Ibrahimi.

“Sadije Aliti prezantohet me ritmin e një frymëmarrjeje të qetë, me aq shumë mesazhe e peizazhe, nga ato që të japin shans t’i përjetosh si ide mbi të bukurën dhe dashurinë. Në këtë frymë kanë marrë formën poetike shumë vargje me emblemë dashurie, si paraqitje nga etjet e vazhdueshme për ta ngjyrosur realitetin e përditshmërisë”-thotë Ibrahim Kadriu, Prishtinë, Kosovë.

“Kur dashuron është mirë ta thuash me zë të lartë, madje edhe atëherë kur pëshpëritjet kanë magjinë e tyre të pakontestueshme, sidomos atëherë kur vjen fjala për një dashuri që vjen si një dhuratë e perëndisë për përmbushje ekzistenciale, apo si një gamë ndjenjash të thella me një forcë magjike, pikëspari ndaj atdheut dhe mamasë”-janë fjalët e DanielMarian, Bukuresht, Rumani.

“Poetja Aliti përcjell një mesazh shumë sublim, që dashuria ngadhnjen mbi të gjitha, ajo është si një maksimë e jetës, e mbi të gjitha njerëzit duhet të dashurojnë, të vazhdojnë të dashurojnë”- vlerëson Dr.AvziMustafa, Shkup, Maqedonia e Veriut.

“Sistemi poetik në planin e konceptuar e organizues të bërjes poezi i ik tradicionales si formë dhe, i bashkëngjitet vargut popullor me një gjuhë të re, ku lirshëm gjallëron liria e vargut të lirë”-thotë mes tjerash Rami Kamberi, Tetovë, Maqedonia e Veriut.

Panairii të 23-të i Librit në Prishtinë do të hapet me datën 6 qershor dhe do të jetë i hapur deri më 11 qershor. Panairi vjen ekskluzivisht edhe me botimin më të ri të veprave të Ismail Kadaresë ku në të përfshihen gjithsej shtatë vëllime. Në kuadër të Panairit do të bëhet edhe publikimi i nëntë ditarëve të shkrimtarit të njohur nga Kosova, Rexhep Qosja.

Shkruan: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share