Çka u bisedua në takimin me Kovaçevskin, a do të bëhet pjesë e Qeverisë ASH-ja? Kështu përgjigjet Taravari

Në emisionin Klan Debat, në pyetjen e gazetares se a do të hyjë ASH-ja në Qeveri dhe do jetë pjesë e shumicës, Taravari tha se kjo gjë po flitet që 2 muaj dhe nuk ka asgjë konkrete nëse do ketë diçka nuk do e mohojmë por do dalim do jemi transparent si gjithmonë.

”Jemi munduar çdoherë të jemi transparent, unë i kam ndjekë vetë 20-30 debate disa anlistë të cilët thonin Aleanca i ka marrë këto ministri, shumë shpejtë do hyjë në Qeveri, puna e Qeverisë punë e kryer e shumë gjëra tjera, unë gjithmonë kam thënë se ska asgjë konkrete, kanale politike kemi interes edhe nga BDI edhe nga LSDM që ASH-ja të jetë pjesë e Qeverisë por ende nuk ka diçka konkrete. Nëse ka marrëveshje nuk ka pse e mshefi këtë, nuk kam pse e mohoj” – tha Arben Taravari.

Kryetari i ASH-së tha se dy herë brenda 3 muaj është takuar me Kovaçevskin, hera e dytë sipas Taravarit ishte tema e ndryshimeve Kushtetuese, kur planifikojnë të hapet Kushtetuta si qëndrojnë me numrin e deputetëve shumica dhe a i kanë numrat për votim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share