Dhunë familjare në Gostivar, 41 vjeçari rreh gruan dhe tenton ta godasë babanë e tij

Pasi kishte gpditur bashkëshorten, ka tentuar ta godasë edhe të atin. Zënka në një familje në rajonin e Gostivarit përfundoi në buletinin e policisë, përcjell klan Macedonia. Si rezultat tre muaj pas incidentit, policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit nga Forina.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.A. (41) nga fshati Forinë i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale ‘lëndim trupor’. Më datë 04.11.2022 në shtëpinë e familjes, pas një debati verbal, i akuzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të sulmojë edhe babain e tij”, thonë nga policia./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share