Disfata në zgjedhjet rajonale, dorëhiqet Kryeministri i Spanjës

Spanja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 23 Korrik. Kryeministri Pedro Sançez dha këtë të Hënë dorëheqjen dhe  kërkoi zgjedhje të reja pas asaj që mund të konsiderohet “disfatë” në zgjedhjet e pjesshme rajonale që u mbajtën të Dielën.

Nga 12 rajone ku u zhvilluan zgjedhjet, 7 prej tyre u fituan nga të djathtët e Partisë Popullore, në disa raste në koalicion edhe me konservatorët nacionalistë të lëvizjes Voks. Të djathtët ruajtën qeverisjen rajonale edhe në kryeqytetin Madrid, ndërsa Barcelonën e fituan indipendentistët rajonalë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share