Dramë në Bundesligën e dytë! Heidenheim prish festën e Hamburgut

Nëse titulli në Bundesligë u përcaktua përmes emocione, në Bundesligën 2 drama ishte akoma dhe më e rëndë. Hamburg ishte shumë pranë ngjitjes në elitë, madje tifozë të shumtë pushtuan fushën e Sandhausen, pasi fitorja 1-0 i siguronte ngjitjen mes më të mirave. Goli që në minutën e tretë i jepte vendin e dytë në kampionat Hamburgut, por që festa nuk zgjati shumë. Madje, gjithë euforia u kthye shumë shpejt në zhgënjim.

Heidenheim, rivali i tyre direkt për këtë pozicion përmbysi gjithçka në kohën shtesë ndaj Regensburg me shifrat 3-2, diçka që riktheu makthe te Hamburg. Fitorja e kundërshtarit e largoi Hamburg nga pozicioni që të ngjiste në elitën e futbollit gjerman, por nuk shuan përfundimisht shpresat për tu ngjitur në elitë. Hamburg do luaj duelin e raundit play-off me Shtutgardin, raund që luhet me dy përballje nga ku do mësohet edhe skuadra që do garojë në Bundesligën gjermane në sezonin e ardhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share