Dua Lipa “shpërthen” kundër sekretares britanike: Deklarata lënduese, emigrantët kanë fituar duke punuar fort

Ylli i muzikës Pop, Dua Lipa, ka shpërthyer kundër qëndrimit të qeverisë britanike për emigrantët. Këngëtarja, e cila ka lindur në Londër, por është me origjinë shqiptare nga Kosova, tha se deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, rreth shqiptarëve e kanë lënduar atë dhe bëri thirrje për më shumë “empati”. Sipas fitueses së çmimit Grammy qeveria britanike duhet që të kuptojë se emigrantët i kanë fituar të ardhurat e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.

“Sigurisht që lëndon. Të gjithë ato fjalë që hidhen rreth emigrantëve. Gjithmonë kanë ndjerë se Londra ishte një përzierje kulturash. Dhe kur dëgjon qeverinë që flet rreth shqiptarëve, për shembull, të lëndon. Është qëndrim dritëshkurtër dhe mendjevogël, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht sa mundohemi që të ndryshojmë retorikën, do të ketë gjithmonë nga ata që mendojnë se erdhën emigrantët në vendin tonë dhe po marrin punët. Sidoqoftë, emigrantët të cilët kanë ardhur këtu i kanë fituar të ardhurat e tyre duke punuar jashtëzakonisht fort. Ka nevojë që të ketë më shumë empati sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk kanë vërtetë nevojë”, tha ajo për Sunday Times.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më herët gjatë këtij viti, Sekretarja Braverman etiketoi shqiptarët si kriminelë dhe pretendoi se kishte një pushtim të Anglisë nga ata që kalojnë kanalin Anglez me anije. Por kjo deklaratë e saj hapi një debat të ashpër.

Shqiptarët dolën në protesta në Londër kundër saj. Kryeministri Edi Rama kritikoi personalisht komentet e Braverman. Gjatë një takimi me Rishi Sunak në Londër në muajin Mars, Rama mori shembull Dua Lipën për të treguar se çfarë shqiptarët kanë sjellë në Britaninë e Madhe./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share