Dy gjigandët turq në garë për Icardin

Gallatasaray ka përparuar në bisedimet me sulmuesin argjentinas, por në garë është futur edhe Fenerbahce

Mauro Ikardi duket se do të luajë në sezonin e ardhshëm në Superligën turke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sulmuesi argjentinas ka gjetur akordin me Gallatasarajin prej ditësh, por gjigandi turk ende nuk ka arritur që të marrë konfirmimin e klubit parisien për ta shitur.

Nga situata po tenton që të përfitojë edhe Fenerbahçe, që e shikon 29-vjeçarin si një përforcim mjaft të mirë për sulmin, raporton francezja “L’Equipe”.

Merkatoja në kampionatin turk përfundon të enjten e ardhshme dhe klubet nga Stambolli kanë edne disa ditë kohë për të bindur sulmuesin.

Dëshira e Ikardit është që të huazohet te Gallatasaraji, por ai prioritet ka të gjejë një ekip të ri përpara se merkatoja në Turqi të përfundojë. Për këtë arsye, nuk do t’iu thoshte jo edhe kalimit te Fenerbahçe.

PSG-ja është e gatshme që të paguajë një pjesë të rrogës së futbollistit. Drejtuesit e Gallatasarajit mund të paguajnë 3 mln, nga 8.2 mln Euro që merr 29-vjeçari në një sezon.

Icardi kërkon një ekip të ri, me Kupën e Botës që po afron. Nëse ai nuk luan rregullisht, do të humbë mundësinë që të grumbullohet me Argjentinën.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share