Erdogan me presidentin slloven për një Ballkan pa luftë

Pahor: Nëse lufta zgjat më shumë, tensionet mund të transferohen në Ballkanin Perëndimor

Presidenti slloven Pahor vlerësoi rolin e Erdogan për të zgjidhur konfliktet botërore si Ukraina dhe tani Kosova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Pahor nëse lufta në Ukrainë zgjatet, tensioni mund të zbresë në Ballkanin Perëndimor.

Pritet që në 12 shtator, në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdogan të takojë liderët ballkanikë.

Më pas presidenti turk ka planifikuar vizita në vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova, Bosnja dhe Kroacia.

Ai dëshiron që t’u thotë të gjitha vendeve dhe liderëve në rajon që Ballkani meriton paqe, siguri dhe prosperitet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share