Është konfiskuar mariuhanë në vlerë 800 mijë euro

NJË KOMPANI NË MANASTIR SË CILËS I ËSHTË MARRË LICENCA KA VAZHDUAR ME PUNË

Një kompani për të cilën Qeveria që para një viti ka marrë vendim që t’i merret licenca për prodhim të kanabisit për qëllime medicinale, për shkak të shkeljes së ligjeve, ka vazhduar me kultivim të jashtëligjshëm të bimëve narkotike. Këtyre ditëve Gjykata Themelore Manastir ka dhënë urdhër për bastisje, ndërsa policia dje ka konfiskuar drogë me vlerë rreth 800 mijë euro. Mbi 70 kompani në Maqedoninë e Veriut kanë leje për prodhimin e kanabisit për qëllime medicinale, por për shkak të kufizimeve ligjore dhe mungesës së kuadrit, një pjesë e madhe e prodhimtarisë përfundon në tregun e zi. Në aksionin e djeshëm kanë qenë të përfshira forcat speciale të njësisë “Tigrat”, ndërsa në fabrikë është zbuluar depo me sasi të mëdha të lules së thatë të kanabisit dhe të punësuar që e kanë paketuar, njoftojnë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është gjetur drogë e paketuar në 67 thasë me peshë totale rreth 250 kilogramë. Pesë persona janë dërguar në stacionin policor, ndërsa pas kompletimit të dokumentacionit kundër të gjithë personave të involvuar në prodhimin e jashtëligjshëm të drogës narkotike marihuanë do të ngrihen padi penale” – deklaroi Suzana Pranjiq, zëdhënëse e MPB-së. /Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share