Faruk Haxhibegiq: Duhet të kemi më shumë besim tek referët

Ish-futbollisti I Sarajevës dhe Jugosllavisë së dikurshme, Faruk Haxhibegiq, thotë për Mundo Klan se nuk është kundër VAR-it, por bën thirrje që të ketë më shumë besim tek referët, pasi sipas tij, të gabosh ndonjëherë është njerëzore.

“Unë jam për atë që të kemi më shumë besim tek referët. Të gabosh është njerëzore, nuk duhet gjithmonë të dyshojmë tek këta njerëz. Gabojmë edhe ne trajnerët, futbollistët, përse referi të mos gabojë? Nuk jam kundër VAR-it, por me kusht që më shumë të shpejtohet vendimi” – thotë Faruk Haxhibegiq./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share