Festimet në Sevilla, qendra andaluziane u mbush plot me tifozë

Tifozët e Sevilla-s mbushën sheshet kryesore të kryeqendrës andaluziane duke festuar deri në orët e vona, pas fitores për herë të shtatë të Ligës së Europës.

Brohorima, fishekzjarre dhe këngë për ekipin e tyre të zemrës, u dëgjuan gjatë gjithë mbrëmjes nga fansat e ekzaltuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Entuziazmi ishte i madh te fansat, të cilët nuk kishin dalë për të festur trofeun e gjashtë të Ligës së Europës, kjo për shkak të pandemisë në 2020.

Festime pati edhe në dalje të stadiumit “Pushkash Arena”, me tifozët andaluzianë që teksa largoheshin nga impianti këndonin dhe tregonin me gishta numrin 7, që simbolizon shtatë trofetë e fituar në Ligën e Europës.

Në katër finalet e fundit, Sevilla e ka gjetur veten në disavantazh, por ka arritur në fund të ngrejë trofeun.

Klan News

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share