Flet ish-futbollisti i Liverpoolit, ishte dëshmitar i sulmit me thikë në Francë

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Anthony Le Tallec – i cili ishte duke vrapuar në park në Annecy të Francës kur ndodhi sulmi me thikë – thotë se dje ishte dita më e keqe e jetës së tij pasi fatkeqësisht ishte dëshmitar i një akti të neveritshëm të shkaktuar ndaj viktimave të pambrojtura.

“Nuk mund të ndalem së menduari për familjet që janë prekur nga kjo ngjarje dramatike”, shkruan Le Tallec në Twitter.

Ai gjithashtu adreson kritikat e dukshme që ka marrë për sugjerimin se policia ishte “e ngadaltë” për të qëlluar sulmuesin. Le Tallec shton se ka postuar videon e tij në Instagram “në nxehtësinë e momentit”.

Në tweet-in e tij, Le Tallec shton se ishte në një “gjendje shoku”, pasi sapo kishte pasur një “përballje me vdekjen”.

Le Tallec sqaron: “Dua të them se policia e ndoqi sulmuesin me shumë guxim dhe bëri të pamundurën për të mbrojtur njerëzit… Nuk po e vë në dyshim guximin e tyre”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share