Formula 1: Mick Schumacher bëhet me dy skuadra, pas Mercedes firmos edhe me McLaren

Pas Mercedes është radha e McLaren. Piloti i ri gjerman Mick Schumacher, që më herët këtë vit kishte firmosur si pilot rezervë i Mercedes, sot do të mbulojë edhe detyrën e pilotit rezervë te McLaren. Lajmin e konfirmoi makina britanike përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mick do ta ndajë këtë detyrë mes dy skuadrave, duke qenë se McLaren përdor motorin e Mercedes, duke dhënë një ndihmë të madhe me informacione për të dyja këto makina. Pak ditë më parë, Schumacher ka provuar sediljen te makina Mercedes, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

“Formula 1 është një sport mjaft magjeps dhe gjithnjë ka diçka të re për të mësuar. Mezi pres të jap maksimumin tim për të ndihmuar Mercedes”, tha Mick Schumacher, që e konsideron këtë si një vit tranzicioni. Ai synon të rikthehet vitin tjetër si pilot zyrtar, pas dy sezoneve jo fort të mira me Haas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share