Formula 1: Verstappen siguron “pole” në Australi

Asnjë surprizë në provat zyrtare të garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1, që do të zhvillohet nesër. Makina Red Bull vijon të jetë më e shpejta në pistë, ku kampioni i botës Max Verstappen siguroi “pole position”.

Holandezi dha kohën 1’16”732, duke ndarë vijën e parë të nisjes me George Russell (Mercedes). Në përgjithësi, kohët e pilotëve ishin shumë të përafërta mes tyre, duke lënë të shpresosh që gara e nesërme do të jetë spektakolare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Makina Mercedes zuri vendet 2-3, teksa i treti u klasifikua Lewis Hamilton, që la pas spanjollin Fernando Alonso me Aston Martin (i katërti). Vijon të zhgënjejë Ferrari, në vendin e pestë me Carlos Sainz dhe atë të shtatë me Charles Leclerc.

Mes dy makinave “kokëkuqe” u rendit Lance Stroll (Aston Martin), ndërkohë që në dhjetë makinat e para edhe Albon, Gasly e Hulkenberg. Probleme për makinën tjetër Red Bull të Sergio Perez, që do ta nisë garën nga vendi i fundit (doli jashtë piste).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share