Futboll: Jeton Beqiri trajner i ri i Shkëndijës?

Trajner i ri i klubit të futbollit Shkëndija sipas asaj që po flitet nëpër kulora të ndryshme përfolet se do të jetë trajneri Jeton Beqiri i cili edhe më parë ka ushtruar postin e trajnerit në ekipin kuqezi. Jeton Beqiri aktualisht është i angazhuar në Arabainë Saudite dhe varet se kur i skadon kontrata.

Nga klubi i Shkëndijës nuk ka asnj sinjal se kush do të zëvendësoj Ardian Nuhiun i cili menjëher pas përfundimit të sezonit vjeshtor u largua nga ekipi kuqezi.

Deri më tani në opinion qarkullonin emrat e Artim Shaqirit, Orges Shehut por edhe i kroatit Robert Prosineçki. Pra opinoni sportdashës sidomos tifozët e ekipit kuqezi janë në pritje të mësojnë emrin e trajnerit të ri.

Kujtojmë se ekipi i Shkëndijës sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e tretë pas Struga Trim Lum dhe FC Shkupi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share