Gazetari Ilir Ajdini nga Prishtina: Serbët e Kosovës kërkojnë që Beogradi të ndikojë në vendimmarjen politike në Kosovë

Gazetari Ilir Ajdini që vepron në Prishtinë për Klan Debat ka folur rreth takimit të 18 marsit  të krerëve të shtetit të kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në Ohër. Sipas Ajdinit, politika në Kosovë ka probleme vetëm me një bashkësi etnike.

“Në Kosovë sa i përket funksionimit të bashkësive etnike ka probleme vetëm me bashkësinë serbe. Ata duan ndikim më të madh të Serbisë në vendimmarjen në lidhje me të drejtat dhe kërkesat e tyre”, tha mes tjerash Ilir Ajdini.

Sipas tij, bashkësitë tjera etnike nuk kanë kërkesa të tilla dhe kjo dëshmohet edhe nga përfaqësuesit politik të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajdini thotë se ka zbutje të qëndrimeve të kryeministrit Kurti sa i përket Asociacionit të kërkuar nga serbët.  Ai nuk pret ndonjë ndryshim dramatik të situatës nga ky takim./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share