Gjimnazistët nga Çairi shkojnë në NASA, krijuan aplikcionin më të mirë nacional

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, nga 32 ekipe garuese janë fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge. Të rinjtë të cilët garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet SHMQSH Zef Lush Marku dhe kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu përmes rrjeteve sociale nga ku iu dëshirojnë suksese te reja nxënësve./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share