Gjobitet me 20 mln Dollarë “Microsoft”

Kompania akuzohet se ka mbledhur të dhënat e fëmijëve në mënyrë të paligjshme

“Microsoft” do të paguajë 20 milionë Dollarë për mbyllur një çështje të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë lidhur me akuzat se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania akuzohet se ka shkelur ligjin amerikan që mbron privatësinë e fëmijëve në internet duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët e regjistruar në sistemin e lojërave Xbox. Vendimi kërkon që Microsoft të ndërmarrë hapa për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë për fëmijët që përdorin Xbox.

Një zëdhënës i “Microsoft” tha se kompania ishte e përkushtuar që të respektonte vendimin. Zëdhënësi shtoi se do të përditësohet procesi i krijimit të llogarisë dhe do të rregullohet një defekt i ruajtjes së të dhënave në sistemin e kompanisë.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijët nën moshën 13 vjeç t’i njoftojnë prindërit dhe të marrin pëlqimin e tyre për të dhënat personale që mbledhin dhe përdorin më pas.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share