Gratë veç e burrat veç, muri prej tri metra i lartë ndan plazhin në Itali (FOTO)

Në Trieste ndodhet plazhi i vetëm në Ebropë, i cili është ndarë sipas gjinisë.

Pra meshkujt dhe femrat janë të ndarë me një mur betoni mes tyre rreth 3 metra të lartë, teksa në anën e grave lejohen të lahen dhe fëmijët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Plazhi në Trieste i njohur si Pedoncina, ka një mur që fillon nga rëra dhe deri disa metra në det, duke bllokuar tërësisht pamjet nga njëra anë e plazhit në tjetrën.

Duket se ky është një investim më së shumti i dobishëm për femrat, raporton gazetarja italiane Ilaria Dalle Palle, në emisionin e mëngjesit, të cilat tani mund të marrin rreze të lirshme dhe pa u vënë në siklet.

Ndërkohë kërkesat dhe frekuentimi i tij është rritur mjaft vitet e fundit.

Muri në fakt, daton rreth shek të 19, ndërsa në vitin 1960 ai u dëmtua dhe u shemb. Ishin banorët e Triestes që kërkuan që muri të rindërtohej sërish për të ndarë burrat nga gratë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share