“Grupi i Zjarrit” nuk heq dorë – në BDI të vazhdojë debati për llogaridhënien

SARAJI DHE ÇAIRI VËLLAZËROHEN ME QYTETIN L`ISLA TË MALTËS

Grupi i pakënaqur brenda BDI-së nuk heq dorë. Edhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë qendrore, sicc njofton KlanM, do të kërkojë që të vazhdohet debati për llogaridhënien e ekzekutivit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Në mbledhjen e fundit faktikisht kishte një konkluzë e cila thotë se të dy raportet duhet të shqyrtohen dhe duhet të  vazhdohet me raportin që ka të bëjë me llogaridhënien që është transparencë, vlerë evropiane dhe më së paku pres që të debatohet për ato çështje që realisht krijojnë dallime mes ekzekutivit dhe një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve të BDI-së” – tha Blerim Bexheti.

Tonet mes këtyre dy grupeve u ashpërsuan pas tubimit të fundit të BDI-së në Çair ku edhe pati kërcënime të tipit mos i dilni trenit, uraganit përpara sepse ju shkelë.

Në këto kërcënime reagoi nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, i cili tha se Ahmeti asnjëherë këto kërcënime nuk i ka përdorur as kundër kundërshtarëve të përbetuar politik.

Këto komente, sic njofton KlanM,  Bexheti i bëri në ngjarjen ku Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit u vëllazëruan me komunën e L’Isla të Maltës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share