Haaland shënon sërish, rekord historik në Premier League

Përshtatja e menjëhershme e Erling Haaland në Premier League është mjaft i suksesshëm duke u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë në kampionat me 11 të tillë.

Sulmuesi norvegjez shënoi sërish. Këtë e bëri në minutat e para të ndeshjes se Manchester City ndaj Ëolverhampton.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pasi e mori topin në mesin e fushës, Haaland iu drejtua portës kundërshtare duke përfunduar me një goditje të fortë e cila u ndal në rrjetë. Haaland shënoi golin e tij të 100 në 99 ndeshjet e fundit të luajtura.

Këtë të shtunë vendosi edhe rekordin historik të Premier League duke gjetur rrugën e rrjetës në 4 ndeshjet e para jashtë fushës së Manchester City. Sezoni sapo ka nisur për Manchester City dhe Haaland çdo javë po tregohet vendimtar me goditjet e tij si në Angli ashtu edhe në Europë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share