I dënuar me 13.5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar i kërkuar nga Italia është arrestuar nga Policia e Shkodrës me qëllim ekstradimin.

Në pranga ka rënë Klodian Ndogaj (Jakini). 39-vjeçari ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në arrest në burg dhe kur policia shkoi për ta arrestuar, nuk e gjeti në banesë.

Klodian Ndogaj u kap dhe u ndalua nga në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share