close

Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, kryetarja Pavlina Cërvenkovska dha dorëheqje nga pozita në të cilën ishte zgjedhur në prill të vitit të kaluar.

“Po e njoftoj opinionin se po jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së.

Menjëherë pas zgjedhjes sime në këtë post, filloi një ndjekje mediatike me qëllimin përfundimtar të dorëheqjes sime, sepse zgjedhja ime për kryetare nuk i përshtatej një grupi të elitës gjyqësore-biznesore. Deri më sot, ndjekja nuk është ndalur përmes shpërndarjes së informacioneve të rreme për gazetarët, dhe proceset e brendshme në Këshill, të cilat janë të një rëndësie kyçe për detyrat e kryera me sukses dhe për funksionimin e gjyqësorit, janë penguar dhe vonuar vazhdimisht”, deklaroi Cërvenkosvka.

Siç thotë Cërvenkovska, u bë për keqardhje që, siç thotë ajo, “në vend që t’i përkushtohemi aktiviteteve dhe reformave dhe përmirësimit të gjendjes në gjyqësor, për dikë u bë më e rëndësishme se si të më sulmojë mua dhe si të dëmtojë projektet”.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!