Kallëzim penal kundër dy personave për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe përdorim të dokumenteve me përmbajtje false

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit M.K.(47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm  për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar” dhe kundër personit N. M. (24) nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm  për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorzimeve zyrtare” dhe “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”.

I padituri i parë, punëtor në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë , Njësia rajonale për çështje të regjistrimit  Shkup, të paditurës së dytë i ka lëshuar çertifikatën e lindjes për vajzën e saj të mitur dhe në të ka shënuar numrin amë të rrejshëm dhe vendlindjen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo e përdori këtë çertifikatë bashkangjitur kërkesës për lëshimin e pasaportës për vajzën e saj të mitur të dorëzuar në Ambasadën RMV-së në Bon, Republika Federale e Gjermanisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share