Kërcënime me bomba në shkollat e Ulqinit

Disa shkolla malazeze morën njoftime për bomba të vendosura këtë mëngjes. Kërcënimet, siç mësohet jozyrtarisht, kanë ardhur sërish përmes e-maileve. Ministria e Arsimit njoftoi se mësimet do të zhvillohen sot online, si dhe anulohen edhe provimet e jashtme për maturantët.

Raportet kanë mbërritur rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm në adresat e shkollave fillore të Podgoricës “Pavle Rovinski”, “Branko Bozhoviq”, “Milorad Musa Burzan”, “Shtampar Makarije”, “Vlado Miliq”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, siç raporton “Tv Teuta”, kërcënime ka pasur edhe në shkollat, kopshtet dhe ndërtesat komunale të qytetit të Ulqinit.

Në email thuhet ndër të tjera se ka “bombë në shkollë”, se “të gjithë janë të parëndësishëm”, dhe kërcënon me vdekje.

“Për shkak të emaileve të reja me përmbajtje kërcënuese që kanë mbërritur në adresat e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Malit të Zi, Ministria e Arsimit njofton publikun se mësimet do të zhvillohen sot online. Gjithashtu, anulohet testimi i jashtëm i paraparë i njohurive për nxënësit në përfundim të klasës së nëntë të shkollës fillore për lëndët me zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shkollat fillore do të njoftohen me kohë për datën e re të testimit, në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve.

Jozyrtarisht mësohet se në email-et e shkollës kërcënimet dërgohen në mënyrë individuale, jo qarkore.

Dje disa shkolla malazeze, si dhe Kuvendi, Gjykata e Lartë dhe komunat kanë marrë kërcënime me bombë. Mësimet nuk u mbajtën dhe ndërtesat u evakuuan menjëherë.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle të objekteve për të cilat janë marrë njoftime për mjete shpërthyese. Janë kontrolluar 165 lokacione dhe, siç theksojnë ata, është konstatuar se kallëzimet kanë qenë të rreme. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share