Këshilli Gjyqësor votoi kryetaren e re

DAMEVA: NUK DO TË KETË SHANS TË DYTË PËR GJYKATËSIT E KORRUPTUAR

Me dhjetë vota “pro” dhe një “kundër”, Vesna Dameva është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dameva vjen në krye të këshillit gjyqsor pasi Pavlina Cërvenkovski dha dorëheqjen e saj të parevokueshme nga posti i për shkak të presioneve që siç I quajti ajo nga “elita gjyqësore – biznesore”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me 10 vota për dhe një kundër, anëtarët e Këshillit Gjyqësor votuan Vesna Damevën për kryetare të re të këtij këshilli. Në deklaratën e dhënë për media pas zgjedhjes, Dameva premtoi se, prioritet i saj do të jetë përparimi në luftën kundër korrupsionit, përmes ndërmarrjes së hapave konkret.

“E keqja e quajtur korrupsion duhet të zhbëhet dhe këtu nuk ka falje. Ai gjykatës që do të korruptohet, në bazë të fakteve dhe dëshmive të vërtetuara për të do të jetë e hapur gjerësisht dera për dalje jashtë nga gjyqësori. Për gjykatës të korruptuar nuk do të ketë provim përmirësues, nuk do të ketë shanse të dytë, nuk do të ketë dënim më të butë. Thjeshtë, do t’i thuhet jo, ti nuk meriton të jesh gjykatës” – tha Vesna Dameva, kryetare e këshillit gjyqësorë.

Zgjedhja e Damevës vjen pasi javën e kaluar, Pavlina Crvenkovska dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor. Ajo me këtë rast, ka akuzuar se është ushtruar presion ndaj saj nga “elita gjyqësore – biznesore”, që nga marrja e detyrës. Dorëheqja e saj vjen pasi, portali SDK kishte publikuar paraprakisht se, Crvenkovska dy javë më parë ka hyrë në seancë me listë të kandidatëve për anëtar të bordit drejtues për provim pranues dhe përfundimtar në akademi. Kjo kishte shkaktuar revoltë te shtatë anëtar të këshillit.

Crvenkovska nuk mori pjesë në seancën e sotme, ndërsa nuk ka votuar as Zoran Gerasimovski, pasi para dy jave është zgjedh anëtar i Bordit drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, ndërsa javën e kaluar në seancë konstituive u zgjodh u.d. drejtor i akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share