Kongresi i fundit i ASH-së: A e kishte njoftuar Sela – Taravarin se nuk do kandidohet?

Në emisionin Klan Debat, Arben Taravari ushtrues detyre kryetar i ASH-së tha se në kongresin e fundit tha se janë marrë vesh me Selën që ai të jetë kandidat i vetëm.

”E vërtatë është se ne me Ziadin Selën e kemi biseduar këtë çështje se a do kandidojë apo jo, ky debat shkoi edhe deri te baza që është e shëndetshme dhe demokratike. Dhe u morrëm vesh që kandidat i vetëm të jetë Ziadin Sela, ai vendosi për së dyti të kandidoj dhe unë u tërhoqa, jam i pari nga dega e Gostivarit që kam nënshkruar kandidimin e Selës pra ndërmjet neve ka pasur pajtueshmëri 100% se shkon ai dhe nuk kandidon asnjë tjetër” – tha Taravari. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share