Leipzigu triumfon në Kupën e Gjermanisë

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme Red Bull mposhti me rezultatin 2-0 në finalen e kompeticionit të zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Berlinit Eintrachtin e Frankfurtit (pesë herë fitues i këtij trofeu).

Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 71-të, kur Nkunku, i shërbyer nga Dani Olmo lëvizi bukur në zonë dhe goditi drejt portës, me topin, që pasi u devijua nga mbrojtja e Eintrachtit, përfundoi në rrjetë. I pafat portieri Trapp, që u kap në kundërkohë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Futbollistët e Eintrachtit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e finales, madje në minutën e 85-të Szoboszlai realizoi golin e sigurisë, pas një veprimi të zgjuar të Nkunku.

Një mbyllje e sezonit në mënyrën e duhur nga “Demat”, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në Champions falë vendit të tretë në Bundesligë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share