Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

KE PREZANTON PAKETËN E RE TË ZGJERIMIT

 Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare ku behet thirrje për konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një letër per shtetet anetare, Çekia ka rikujtuar se edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe pritet të përsërisë se Kosova i ka përmbushur kushtet. Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të zhvillohet me 13 Tetor vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit, me publikimin e raporteve individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces nder to edhe Shqiperia. Presidenca Çeke thotë se dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk paraqet rrezik për vendet anëtare në formën e valës së imigrimit ndersa shton se edhe Kosova ka marrë masa për t’i adresuar këto shqetësime.

Presidenca Çeke përmend liberalizimin e vizave për Kosovën si shembull se si BE-ja mund të rrisë besueshmërinë në rajon pasi që është shumë i vonuar tashmë.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se ky shtet i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pengese deri tani kane qene shtete skeptike si Franca e Hollanda te alarmuara nga fluksi i azilkerkuesve nga Shqiperia.

Pritet qe Komisionin Evropian të beje një përditësim teknik të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave që do të mbulonte periudhën nga raporti i publikuar në vitin 2018.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share