Liga e parë: Superderbi në Tetovë përfundoi me barazim

STRUGA TRIM LUM SHËNOI FITOREN E TETË SEZONALE

 Dy  fitore të vendasve , një barazim  dhe bnjë fitore e mysafirëve  me vetëm katë gola të shënuar  është epilogu I katë ndeshjeve  të javës së tetë të sezonit vjeshtor.  Struga Trim Lum shënoi fitoren e tetë sezonale, ndësa derbi Shkëndija – Shkupi përfundoi pa gola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Super-derbi i rrethit të parë të kampionatit vendor në futboll, ndërmjet ekipit të Shkëndijës dhe Shkupit, që u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyeshme që e krijuan mbi 5000 tifoz të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe me një lojë cilësore të të dyja ekipeve, u mbyll me rezultatin pa gola 0:0.

Edhe pse kuq e zinjtë tetovar dominuan gjatë 90 minutave, dhe krijuan më tepër raste të cilat nuk u shfrytëzuan

“Dominuam gjatë 90 minutave lojë, krijuam shumë raste në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë, më vjen keq sepse mendoj se Shkëndija e meritoi fitoren, por megjithatë kampionati është i gjatë edhe duhet të luftojmë edhe më tutje”.”deklaroi Qatip Osmani – Trajner i Kf Shkëndija.

Shkëndija dhe Shkupi dihet se janë dy ekipet më të forta në Maqedoni, dhe është një rezultat shumë real mendoj. Edhe Shkëndija edhe ne kishim nga dy raste të mira për të dhënë gol, por ja që ishte një lojë pak më e mbyllur, më e rezervuar dhe fusha ishte pak ashtu e rëndë, dhe kështu që mendoj se ishte një rezultat shumë real dhe pozitiv”, Arben Nuhiu – Trajner i Fc Shkupit.

 Struga Trim Lum në ndeshjen kundër Tikveshit shënoi fitore 2-0 që është fitorja e tetë sezone   dhe  vazhdon  kryesimin  e  rendjes tabelore me 24 pikë maksimale. Autor të golave   ishin Besart Ibraimi dhe Ilievski.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Akademija Pandev – Makedonija GjP 0:1,
Rabotniçki – Pobeda 1:0, Ndërsa ndeshja Skopje – Bregallnica zhvillohet të dielë. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Struga Trim Lum me  24 pikë, para  sileksit që ka 14 dhe Shkëndijës me  12 pikë./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share