LK: AC Milano shumë e fortë për Dinamo Zagrebin

AC Milan’s players celebrate after opening the scoring during the UEFA Champions League Group E football match between AC Milan and Dinamo Zagreb at the San Siro stadium in Milan on September 14, 2022. (Photo by MIGUEL MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Shakhtar barazoi me Celtikun në grupin F

Në San Siro, skuadra  italiane Milano shënoi  fitoren e parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve në futboll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë. Edhe   nga  skuadra e Dinamos  pritej më tepër sidomos pas fitores në ndeshjen e raundit të parë kundër Çellsit javën e kaluar në  ”Maksimir“ me rezultain 1-0 kur Arijan Ademi u shpall futbollist i ndeshjes.

Autor të golave për Milanin ishin Giroud në minutat shtesë të pjesës së  parë nga penalltia, Saelemaekers në minutën e 47′, Pobega në minutën e 77-të, ndërsa për Dinamon Orshiç në minutën e 56-të.  Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon që ka 3 pikë.

Në ndeshjen e grupit F, që filloi më 18:45, Shakhtar dhe Seltik i ndajtën pikët duke barazuar 1-1. Autor të golave ishin Mykhailo Mudryk në minutën e 29-të për Shakhtar, ndërsa  Artem Bondarenko në minutën e 10-të pë Celtik. Pas dy ndeshje të zhvilluara Shakhtar ka katër pike, ndërsa Celtik vetëm 1 pikë.

 

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share