Maqedonia e Veriut mbi mesataren evropiane për njohjen e gjuhëve të huaja

Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sipas njohjes së gjuhëve të huaja. Në vend, gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare flasin 60,3 për qind të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Eurostatit, që i publikoi Euronjuz me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, në Evropë rreth 65 për qind të popullatës flasin të paktën një gjuhë të huaj. Për krahasim, në SHBA vetëm rreth 20 për qind nga popullata e moshuar flet gjuhë të huaj.

Ekzistojnë variacione të konsiderueshme mes rajoneve në Kontinentin e Vjetër. Në vendet nordike përqindje e madhe të njerëzve flasin të paktën dy gjuhë, ndërsa në Evropën Jugore ky nuk është rast.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njerëzit në vendet ku gjuha angleze është gjuhë amtare nuk duken të interesuar për mësimin e gjuhës tjetër, prej klëtu vetëm gjysma e irlandezëve flasin dhe kuptojnë të paktën edhe nbjlë gjuhë të huaj, e më së kweqi në Evropë qëndron Britania e Madhe, ku gjuhë të ndryshme prej gjuhës amtare flasin mezi 34 për qind nga popullata.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share