Mbappe, Messi dhe Verratti gati për ndeshjen ndaj Bayern Munich

Kylian Mbappe është i pranishëm në stërvitjen e Paris Saint-Germain, pasi u diagnostikua me një mungesë trejavore në datën 2 për shkak të një dëmtimi në muskulin biceps në kofshën e majtë.

Sulmuesi francez, i cili hyri i buzëqeshur përkrah trajnerit Christophe Galtier, duket kështu në dispozicion për t’u përballur me Bayern Munich të martën, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Në stërvitje rikthehet edhe Lionel Messi, i cili mungoi në ndeshjen e fundjavës me Monacon për shkak të ankesave në muskuj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Marco Verrati, i cili po ashtu ka munguar në ndeshjen kundër Monacos, ishte në stërvitje.

Renato Sanches dhe Nordi Mukiele munguan në stërvitje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share