Mbyllen me marrëveshje bisedimet Kosovë-Serbi në Ohër

◼ Ka përfunduar me marrëveshje takimi disa orësh në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërmjetësues në këtë tryezë ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

◼Takimet nisën që në orën 10:30 të kësaj të shtune. Ato kanë vijuar intensivisht me gjithsej dy pauza.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

◼ Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur një dakordësi për implementimin e aneksit të marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

◼Kurti dhe Vuçiç u takuan fillimisht ndarasi me përfaqësuesit e BE-së, Borrell dhe Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

◼Një ditë para takimit, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka biseduar në telefon me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në një deklaratë të përbashkët dy zyrtarët thonë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

◼Në Ohër ndodhet edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai merrte pjesë në takim në cilësinë e vëzhguesit. Escobar është shprehur se pret rezultate pozitive nga takimi i së shtunës në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share