Memeti: Narrativi i partive shqiptare i njëjti nga 30 vite

Partitë shqiptare kanë problem me reformimin dhe adaptimin me politikat e kohës. Opozita, sipas Memetit, gjithmonë ka luajtur në terren të BDI-së, aty ku ajo parti është më e fortë dhe nuk ka treguar apo dhënë diçka ndryshe, me të cilën do të pranoheshin më mirë në hapësirën politike dhe tek elektorati.

“Nuk arrijnë të krijojnë një temë të re, një identitet të ri që do të jetë më i pranueshëm për ata që janë opozitarë ndaj pushtetit. Nëse e shohim se BDI e ka mbuluar hapësirën për çështjet etnike, opozita gjithmonë mundohet aty rreth asaj teme e nuk gjejnë një shteg të ri me të cilin do të imponohen si forcë e pranueshme”, tha në Klan Debat, Ibrahim Memeti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share