Messi do të largohet nga PSG

Galtier: Ndaj Clermont do jetë ndeshja e tij e fundit

Lionel Messi po kalon ditët e fundit si futbollist i Paris Saint-Germain. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i ekipit Christophe Galtier në konferencën para ndeshjes së fundit të kampionatit me Clermont.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Galtier kujtoi kontributin e dhënë nga Messi te Paris.

“Në sezonin e parë duhej të përshtatej, pasi ishte hera e parë larg Barcelona. Në këtë aktualin ishte një element i rëndësishëm. Kritikat ndaj tij nuk janë të justifikuara”, u shpreh ai.

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për të ardhmen e Messi. Argjentinasi pati një ofertë me një pagë qindra milionë dollarë nga Arabia Saudite, rikthimi i mundshëm te Barcelona e deri tek ideja për të luajtur në Amerikë te Inter Miami. Messi i cili më 24 Qershor do të mbushë 36 vjeç këtë verë duhet të zgjedhë të ardhmen e tij.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share