Milevski ka paralajmëruar dorëheqje nga pozita e ministrit

Lideri i Partisë Liberal Demokrate dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski ka paralajmëruar dorëheqje nga funksionet. Milevski ka konfirmuar për mediat se, javën e ardhshme do të tërhiqet nga pozita e ministrit, duke thënë se, pas 3 vite të ushtrimit të këtij funksioni, është koha për ndryshim dhe në këtë pozitë të vjen ndonjë kuadër tjetër nga partia e tij.

 “Përçarje në parti nuk ka. Të gjithë jemi në komunikim të rregullt dhe normal. Deri në fund të vitit duhet të mbajmë kongres të rregullt dhe deri atëherë të vendosim të gjithë së bashku çfarë është më mirë për partinë. Ka kohë të mjaftueshme deri atëherë ta sjellim vendimin më të mirë”, ka deklaruar Goran Milevski, lideri i PLD-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Milevski do të qëndroj në krye të partisë deri në kongresin e ardhshëm të kongresit të ardhshëm të rregullt, që duhet të mbahet deri në fund të vitit.

Sipas gazetës “Fokus”, kandidat më serioz për lider të ri të partisë është nënkryetarja Monika Zajkova, e cila është deputete.

Sa i përket pozitës së ministrit, përflitet se në konkurrencë janë dy kandidatë, mes të cilëve edhe ish lideri Risto Penov./KlanMacedonia./

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share