MMJPH: Shënohet dita pa makina në vendin tonë

Me defile të biçikletave në disa qytete të vendit, ku morën pjesë qytetarë, studentë, rekreativistë, entuziastë dhe adhurues të çiklizmit dhe ecjes, sot në vendin tonë u shënua 22 Shtatori – Dita ndërkombëtare pa makina dhe përfundimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (JEL). Këtë vit fushata u realizua nën moton “Kombino dhe lëviz” dhe synon të promovojë dhe kombinojë forma alternative, të qëndrueshme dhe të përbashkëta të transportit, si një mënyrë për të reduktuar përdorimin e makinave dhe për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm në ajër, me çka do të realizohej vizionin e strategjisë evropiane të dekarbonizimit.

Në parakalimet e biçikletave nëpër rrugët dhe bulevardet e qytetit u bashkuan më shumë qytetarë, të cilët me prezencën e tyre treguan se përdorimi i biçikletës dhe ecja po pranohen gjithnjë e më shumë si mënyra më e shëndetshme dhe më ekonomike e lëvizjes nëpër mjedise urbane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Java Evropiane e Lëvizshmërisë u mbajt nga data 16-22 shtator, nën patronatin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinator nacional, ndërsa këtë vit shënimit të kësaj dite iu bashkëngjitën 4 qytete nga mbarë vendi si Velesi, Prilepi, Strumica dhe k. Karbinci, megjithatë, numri i qyteteve që me aktivitetet e tyre organizojnë ngjarje në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë është shumë më i madh.

Gjatë gjithë javës, në disa qytete u organizuan aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të promovuar masat e përhershme të zbatuara gjatë gjithë vitit, të cilat mundësojnë përdorimin e mënyrave alternative të transportit dhe në të cilat u përfshinë autoritetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, sektori i biznesit, përfaqësuesit dhe organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët individualë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve u theksua qëllimi dhe rëndësia e fushatës – ngritja e kulturës për lëvizshmëri të qëndrueshme në mjediset urbane dhe përpjekja për përdorim më masiv të formave alternative të transportit.

Si informacion, këtë vit në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë morën pjesë 2895 qytete nga 47 shtete nga Evropa dhe bota me aktivitetet e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share