MPB: Bastisje në Haraçinë, arrestohen dy persona

NDALOHET TRANSPORTI I DROGËS NË VLERË 100.000 EURO

Gjatë ditës së sotme njësitë e MPB-së në operacionet anti-drogë në bashkëpunim me forcat speciale “Tigrat” dhe policinë e Shkupit dhe Tetovës, kanë privuar nga liria dy persona nga Haraçina e Shkupit, me cka, sic thonë nga MPB-ja, është ndaluar transporti I rreth 35 kilogram të drogës, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sic njofton MPB-ja, në orët e hershme të mëngjesit në pikëpagesën rrugore Tetovë në autostradën Gostivar – Tetovë, përkundër shenjës së policëve për të ndaluar makinën “Range Rover” me targa të Shkupit, dy persona me iniciale K.A (32) dhe O.A(23) nuk kanë respektuar këtë urdhër duke u arratisur, por shpejt janë ndaluar dhe privuar nga liria.

“Gjatë bastisjes në hapësirën e bagazhit janë gjetur 4 thasë me marijuanë me peshë rreth 35 kg, me vlerë rreth 100.000 euro. Në vendngjarje në Tetovë ka dalë edhe Prokurori Publik nga Prokuroria e Tetovës. Më vonë me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpitë e dy personave në Haraçinë, ku janë gjetur gjësende që lidhen me veprën penale” – tha Suzana Pranjiq Talevska.

MPB, sic percjell KlanM,  thotë se kundër A.K për një kohë të gjatë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për ta privuar nga liria, për shkak se kundër tij është shpallur fletarrest qendror për shkak të arratisjes nga Burgu I Shtipit, ku duhet të vuajë dënimin e mbetur me rreth 6.5 vite burg.

Dy personat janë ndaluar në SPB-Tetovë dhe kundër tyre do të dorëzohen kallëzime adekuate penale – njofton MPB-ja. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share