Ndryshimet klimatike / Deputetja suedeze Guteland: U miratua fondi për ndihmë të vendeve në zhvillim

Deputetja suedeze Jytte Guteland në një intervistë për emisionin Klan debat me gazetaren Biljana Georgievska, ka folur rreth ndihmë financiare që do t’u jepet vendeve në zhvillim për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Guteland tregoi se në Samitin e fundit në Egjipt është miratuar fondi, ndërsa theksoi se i njëjti do të mbushet më së shumti nga vendet që kanë ndotur më shumë ambientin.

“Burimet nuk janë kurrë të mjaftueshme, por vendet e industrializuara që kanë ndotur shumë që nga fillimi i industrializimit, përfshirë edhe vendin tim, duhet të kuptojnë se globalisht kanë emetuar aq shumë CO2 sa kanë dëmtuar vendet që nuk ndotin aq shumë. Pra, bëhet fjalë për një marrëdhënie të drejtë, vendet që kanë ndotur shumë duhet të paguajnë një shumë të përshtatshme për të riparuar dëmin. Dhe në të njëjtën kohë për të udhëhequr zhvillimin teknologjik për të reduktuar gazrat e tyre të dëmshëm. Dhe për të ndihmuar vendet në zhvillim të bëjnë të njëjtën gjë. Kështu që duke u bërë presion vendeve në zhvillim, ndryshojnë edhe ato të zhvilluara. T’i japin para atij fondi dhe të mbajnë llogari që gabimet e tyre të mos përsëriten në botën më pak të zhvilluar”, deklaroi deputetje e Prlamentit të Suedisë, Jytte Guteland./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share