Ndryshimet kushtetuese, lojë numrash për pushtetin dhe opozitën

Partitë politike, dyshime rreth numrave të nevojshëm

Sa më afër ndryshimeve kushtetuese aq më të shpeshta kanë filluar  të jenë përplasjet dhe reagimet e partive politike. Partitë maqedone VMRO-LSDM kanë ashpërsuar retirikën rreth arritjes së shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese. Të dyja palët hedhin dyshime rreth numrave të nevojshëm. Partia opozitare VMRO-DPMNE e cila shprehet hapur se nuk do votoj ndryshimet kushtetuese kërkon nga kryeministri Kovaçevski që të publikoj dokumentin se sa deputetë të LSDM-së nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese.

“Le ta mbyllim temën, le ta hedhin në votim dhe brenda një dite do të shihet gjithçka, kush ka deputetë dhe sa deputetë e mbështesin një ide të caktuar. Populli është i ngopur me trazira dhe marifetet e tyre dhe prandaj mendoj se duhet punë dhe zgjidhja e problemeve, jo shpikja dhe mashtrimi i opinionit”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të njejtën pyetje parashtrojnë edhe nga partia në pushtet LSDM ndaj kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit nëse është në dijeni të numrit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, të cilët pritet, sipas LSDM-së, ta mbështesin rrugën evropiane të vendit.

 “Tani, kur vendi po hyn në një periudhë vendimtare për integrimet evropiane, Mickoski duhet të numërojë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë të gatshëm të mbështesin amendamentet kushtetuese. Edhe Mickoski e di, sikurse edhe i gjithë opinioni, se në VMRO-DPMNE ka deputetë që mbështesin rrugën evropiane të shtetit, të cilët nuk pajtohen me qëndrimin antievropian të Mickoskit dhe janë të gatshëm të mbështesin të gjitha hapat”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share